Ish-komandanti Flamur Hoxha: Si u krijua Baza Ajrore në Kuçovë dhe cili është funksioni i saj sot

4 Gusht 2018, 20:55 | Përditesimi i fundit: 2018-08-04 21:14:38

Ish-komandanti i Bazës Ajrore, Flamur Hoxha, pas lajmit që kryeministri Edi Rama publikoi për hapjen e Bazës Ajrore se NATO do të ndërtojë në Kuçovë, të parën bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor analizon rëndësinë e kësaj nisme në një intervistë në Report TV. Ai ndalet tek historiku i bazës së vjetër ajrore prej 311 hektarësh në Kuçovë, ndërtuar në 15 maj të vitit 1955, por edhe risitë ajrore edhe ekonomike, që do të sjellë ndërtimi i kësaj baze në Shqipëri 
Zoti Hoxha, çfarë mund të na thoni për lajmin e publikuar nga Edi Rama, se Baza Ajrore e Kuçovës do të kthehet në Bazë Ajrore për Ballkanin Perëndimor? Si e konsideroni ju këtë?
Është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjithë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, edhe ne që kemi shërbyer në këtë armë ndihemi krenarë edhe e vlerësojmë shumë këtë vendim, që ka marrë Aleanca e Atlantikut të Veriut së bashku me qeverinë shqiptare. 
Ky është një vendim i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe realizimi i tij do të kushtojë rreth 50 mln euro. Por çfarë ndihme u sjell ky vendim Forcave Ushtarake Shqiptare edhe Forcave Ajrore? 
Mesa jam njohur nga vendimi i marrë edhe i përcjellë nga kryeministri i vendit, kjo do të shërbejë si bazë rezervë e Aleancës së NATO-s, po njëkohësisht do të shërbejë edhe si aset ndihmës edhe për të gjithë Forcat  Ajrore të Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, në të dyja rolet, qoftë si bazë ajrore e NATO-s, qoftë si vend dislokimi edhe vend pune për forcat tona ajrore. 
Zoti Hoxha, lidhjet tuaja me këtë Bazë Ajrore janë të hershme. Që në vitin 1981 ju keni qenë pilot, më pas puna e solli që të ishit edhe komandant i kësaj baze. Por, a mund që të na bëni një retrospektivë, sesi e mbani mend këtë zonë. Çfarë hapësirash ka, por edhe çfarë materialesh apo avionësh ruhen atje?
Unë kam mbaruar Akademinë e Forcave Ajërore ne vitin 1981. Kam punuar në Aerodromin e Kuçovës në disa tipe avionësh, deri në MIG 19 deri në vitin 1995. Pastaj nga viti 1995 deri në vitin 2003 kam shërbyer në Akademinë e Forcave Ajrore në të gjitha detyrat, deri tek Komandanti i Forcave Ajrore ne Vlorë. Së fundmi, në vitin 2008 deri në vitin 2011 jam rikthyer në Bazën Ajrore të Kuçovës. Baza ajrore e Kuçovës ka një sipërfaqe afërsisht prej 311 hektarësh, që përfshin pistën edhe të gjitha astetet ndihmëse të kësaj baze. Ka qenë baza kryesore e të gjithë forcave ajrore shqiptare. Aty kanë qenë të përqendruar avionët MIG 15, të cilët ishin të Shkollës së Aviacionit, por ishin të bazuara në periudhën dimërore në Bazën Ajrore të Kuçovës, pastaj në periudhën Verore në Akërni të Vlorës. Më pas ka qenë skuadrilja e kalimit MIG17,prej 20 aeroplanësh dhe dy skuadrilje të avionëve MIG19, të cilët përbënin bazën kryesore të Forcave Ajrore Shqiptare. Të gjithë pilotët shqiptarë kanë kaluar nga kjo bazë. 
 

    No videos found.