Ish-kryeministri italian D'Alema në Shqipëri, merr dekoratën 'Nënë Tereza'

19 Prill 2018, 15:36

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi, në një ceremoni të veçantë, ish-Kryeministrit të Republikës italiane, Massimo D’Alema, Dekoratën “Nënë Tereza”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati, deputetë, ish-ministra, përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen D’Alema për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme në procesin e integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi edhe mbështetjen historike që Qeveria e drejtuar nga D’Alema dha për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë si edhe ndihmën e jashtëzakonshme humanitare në mbështetje të një milionë qytetarëve të shpërngulur nga lufta.

    No videos found.