Ish-marinsi, 'vrapon' këmbadoras në maratonën e Bostonit

17 Prill 2019, 12:21

Maratona e Bostonit, një nga më antiket maratona në botë, e cila tërheq atletë dhe amatorë nga i gjithë globi, rezervoi këtë vit një të papritur të dhimbshme. Mikah Herndon nga Ohio, një ish-marins amerikan që shërbeu në Afganistan në vitin 2010, mori pjesë në maratonë për të nderuar tre shokë e tij të vrarë në luftime.

Herndon vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ai vrapoi me vështirësi deri në kilometrin e 35, kur këmbët nuk iu binden më. Por ai donte me çdo kusht të arrinte qëllimin.

Ndërsa të tjerët vraponin e festonin, ai eci përgjatë 7 km të fundit me gjunjë e duar të gjakosura, deri në vijën e finishit, duke mos ndalur së përsërituri emrat e shokëve të tij me zë të lartë: “Ballard, Hamer, Juarez”. Herndon përfundoi garën në vetëm tre orë e 40 minuta. Sapo arriti në fund të maratonës, ai u vendos në karrocë dhe i’u ofrua ndihma mjekësore./Përgatiti Ilir Çuçi.