Ishmi del nga shtrati/ Rreth 30 banesa të rrethuar nga uji, banori: Disa fshatra të përmbytura

25 Janar 2021, 09:02 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 09:04:43

Një prej banorëve në fshatin Murqinë shprehet se situata është e rënë, ku disa prej banesave janë nën ujë, ndërkohë, flitet për rreth 1500 ha tokë të përmbytur. 30 banesa janë të rrethuara nga uji dhe rrezikon që të futet brenda banesave.

“Banesat janë nën ujë, ka uji në shtëpi, në të dyja anët. Në fshatin tonë besoj se 1500 ha janë përmbytur tokë e mbjellë gjysma, janë 4 fshatra nën ujë Morisë, Mallkuç, Bilaj deri Gjuricë”, shprehet banori.

  •