Ish-Ministri i Bujqësisë Panariti pyetje qeverisë: Sa shumë është "shumë" me çmimet në treg?

20 Prill 2020, 18:36

Kriza e pandemisë në bujqësi luftohet me masa te jashtëzakonshme, ndërsa si ish-Ministër i Bujqësisë Panarit propozon se cilat duhet të jenë këto masa.’’Bujqësia ndodhet në një stres nga mbyllja e tregjeve. Serat janë plot dhe nuk shiten dot nga paralizimi i transportit. Fermerët nuk mund të mbulojnë shpenzimet. Bujqësia mund të ndihmohet vetëm me para në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një fermë me aktivitet të kufizuar nuk mund të marrë një kredi banke me një fond garancie. Në rastin e blegtorisë duhet të aplikohet një sasi tek krerët e blegtorisë që të ndihmohen për të përballuar situatën. Krizat janë moment i artë për të spekulluar më çmimet. Propozoj që qeveria të përcaktojë çmimet. Nëse abuzimi ndodh në tregjet dhe tek ato që përfitojnë në kurriz të konsumatorit, të gjobiten sepse për qytetarët është një situatë e vështirë ekonomike.Respektimi i masave të karantinimit është i domosdoshem dhe duhet të hiqet dorë nga daljet e grumbulluara, dyndjet e njerëzve. Me durim, sforco dhe me përkushtim duke mbrojtur veten dhe të tjerët do t’ja dalim. Të dëgjohen specialistët dhe qeveria duhet të jetë një transmetues i këshillave të uniformave të bardha’’-përfundoi intervistën e tij ish-Ministri i Bujqësisë.