Ish-ministri Panariti: Sistemi i bujqësisë duhet rindërtuar

5 Qershor 2018, 16:31

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me praktikën që po përdor për zhvillimin e bujqësisë. Në studion e Report Tv, Panariti e cilësoi një hap shumë të madh pas shkrirjen e Drejtorive të Bujqësisë, duke shtuar se sistemi duhet rindërtuar.

Duhet të jemi konkurrues në fruta e perime. Duhet të fuqizohet roli i drejtorive të bujqësisë, të cilat tani nuk ekzistojnë, janë bashkuar. Për mua ky ka qenë një hap shumë i madh prapa. Ky sistem duhet rindërtuar për fat të keq.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti
Teksa sot shënon Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, ish-ministri deklaroi se një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen pikërisht nga ndotja e mjedisit, teksa tha se duhen masa dhe nisma ligjore mbështetur dhe nga BE.

Një pjesë e madhe e sëmundjeve kanë prejardhjen nga mjedisi, nga ndotja e mjedisit. Për këtë, duhen masa, duhen nisma ligjore mbështetur dhe nga BE. Duhet një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit të mbetjeve.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

    No videos found.