ISHP i përgjigjet PD: Janë shpërndarë 1.2 milionë maska...(por nuk flet për mungesën e dorezave e dezinfektantëve)

6 Mars 2020, 12:23

TIRANË - Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tha se në Shqipëri nuk ka mungesë të maska mbrojtëse, në përgjigje të denoncimit të publikuar nga Partia Demokratike. Në një konferencë për mediat, gazetarët e pyetën Tominin rreth faktit që drejtoresha e qendrës shëndetësore numër 8 i shprehej personelit për mungesë të dorezave dhe dezinfektantëve. Por Tomini u përgjigj duke folur vetëm për maskat mbrojtëse, që  në fakt nuk ishin me mungesë në këtë qendër. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik tha se janë shpërndarë 1.2 milionë maska shëndetësore dhe nuk ka mungesë.  "Ky element është i disponueshëm në të gjithë qendrat, dhe spitalet", u shpreh Tomini.