Ish-presidenti Sarkozy në gjyq: Akuzohet për korrupsion

20 Qershor 2019, 14:41

Një histori e re gjyqësore për ish presidentin  francez Nikolas Sarkozi.

Pas refuzimit të Gjykatës së Apelit, Sarkozi do të përfundojë përpara një gjykatësi në Paris me akuzën se ka tentuar të korruptojë gjykatësin e lartë të Gjykatës së Kasacionit, Gilbert Azibert duke i ofruar atij një pozicion prestigjioz në Monte Karlo, në këmbim të zhdukjes së provave që implikojnë ish Presidentin për financimin e supozuar të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007.

Mbi Sarkozi rëndon edhe hetimi në zhvillim e sipër për caktimin e vendit të zhvillimit të Kampionatit Botërorë të vitit 2022 në Katar.

Sipas prokurorisë, në vitin 2014, Sarkozi u përpoq të merrte informacion konfidencial nga gjyqtari i atëhershëm i gjykatës së Kasacionit, në veçanti me kërkesën për kthimin te ai të axhendave personale të sekuestruara kur ai ishte President.

Është hera e parë në të gjithë historinë e Republikës Franceze që një ish-president gjykohet për korrupsion