Ishte duke ecur në Lungomare, qentë endacakë kafshojnë gruan në Vlorë

23 Mars 2021, 09:57

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Mëngjesin e sotëm qentë kanë kafshuar një grua e cila ka qenë, duke bërë ecje në Lungomare.

Gruaja rreth 45 vjeçe është dërguar në spital për të marrë mjekim më të specializuar. Burime nga spitali thonë se ky nuk është rasti i parë që mbërrijnë persona të cilët janë sulmuar nga qentë.