Ishte kthyer 2 ditë më parë nga Turqia, gjendet i vrarë me armë zjarri babai i 2 fëmijëve në Korçë

8 Korrik 2019, 22:35

KORÇË- Gramoz Nako, 57-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në rrethana ende të paqarta. 57-vjeçari u  gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja. Mësohet se viktima është baba i dy fëmijëve dhe kishte jetuar prej vitesh në USA.

Çifti ishte kthyer 2 ditë më parë nga pushimet në Turqi. Pista ku po hetohet është ajo e grabitjes, por ende nuk ka detaje zyrtare nga grabitja që tronditi Korçën mbrëmjen e sotme.