Ishte kthyer në tmerrin e Himarës, arrestohet një 40 vjeçar, autor i disa vjedhjeve

17 Tetor 2020, 21:52

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh, ndërsa u arrestua paraditen e sotme pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një telefon dhe 50 mijë lekë të vjetra.

Arrestimi i tij ndodhi në Palas të Vlorës, pas raportimeve se 40-vjeçari ka kryer vjedhje, duke bërë që efektivët ta ndalonin vetëm pak minuta pas ngjarjes.