Ishte kthyer një ditë më parë nga Italia/ Shpejtësia i merr jetën 30-vjeçarit në Unazën e Shkozetit, vëllai i tij shpëton pas asnjë 'gërvishtje'

1 Nëntor 2019, 08:44 | Përditesimi i fundit: 2019-11-01 13:50:37

DURRES-  Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e unazën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën Erjon Beli 30-vjeç, pasi automjeti tip Renault me targa AA477YN me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain  e tij i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.