Ishte kthyer para 2 ditësh nga Italia, por s'ishte vetëkarantinuar! Kapet 'live i pabinduri': Hape krahun dhe njoftoni urgjent ambulancën

12 Mars 2020, 16:08

TIRANË- Një person, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë.

Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë. E gjitha kjo është bërë "live" teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të "pabindur" që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen.