Ishte në ecje, shkrumbohet makina 'Smart' në Lushnje

22 Gusht 2020, 15:48

LUSHNJE- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth rrotullimit së Çermës në qytetin e Lushnjes.

Siç shihet në videon e Report Tv, makina tip "Smart" është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet, por nga raportimet paraprake dyshohet për defekt teknik.