Ishte parashikuar të ishte seanca e fundit këtë të enjte/ Sesioni parlamentar vijon edhe pas Krishtlindjeve

16 Dhjetor 2020, 11:57

TIRANË- Kjo e enjte (17 dhjetor) ishte parashikuar që të ishte seanca e fundit plenare për vitin 2020, megjithatë Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin që të ketë Kuvend dhe pas Krishtlindjeve.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ku u vendos që sesioni aktual i kësaj legjislature të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.

Konferenca e Kryetarëve miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020. Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”

Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, z.  Gramoz Ruçi,  mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente", thuhet në njoftimin zyrtar.