'Ishte si luan'! Shpëtoi dy jetë nën rrënoja, Rama nderon heroin, zjarrfikësi i Vlorës

30 Dhjetor 2019, 13:29

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë medaljen e artë të vlerësimit profesional zjarrfikësit të Vlorës Luan Kapaj, i cili mori pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Durrës pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.  "Më vjen mirë që këtu për ta nderuar Luanin kanë ardhur edhe ata që e kanë një jetë të dytë nga Luani. Dëgjova edhe kolegë të huaj të Luanit, që u shprehën me një admirim të jashtëzakonshëm për aktet e tij.

Njëri më tha se nuk arrij të kuptoj, si mund të ishte një njeri aq i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij, edhe pse tha, që kam parë episode të jashtëzakonshme që prapë se prapë nuk janë për aq sa kujtoj. Edhe unë i thashë nuk ke për ta kuptuar kurrë po nuk kuptove cfarë do të thotë të jesh vlonjat. Dëshiroj ti jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, një medalje e krijuar prej disa kohësh dhe është dhënë për herë të parë vetëm për trupat e kërkim shpëtimit që erdhën dhe na ndihmuan, por është e para që i jepet një individi.

Duke ia  dhënë Luanit, jo vetëm ia japim edhe medaljes një vlerë shumë të madhe, por e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë. Më vjen mirë që e shoh përditë, që ajo që njerëzit tanë bënë në momentet e një krize ka frymëzuar në tërësi të gjitha ata që pa qenë të thirrur për të bërë heroizima dhe procesi i rindërtimit po ecën mjaft mirë.

Ndodh që kur dikush bën mirë një punë, njerëzit thonë 'detyrën po bën', por dallimin e bën pikërisht përkushtimi dhe cilësia në kryerjen e detyrës. Me shumë respekt dëshiroj të dorëzoj këtë medalje dhe të them se jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj për gjithcka" i tha Rama.

    No videos found.