Ishulli i Sazanit 4 ditë nën 'pushtetin' e flakëve, Ministria e Mbrojtjes: Greqia sjell avionin 'bombardues të ujit'! VIDEO kur ndërhyn për të shuar zjarrin

7 Qershor 2022, 15:38 | Përditesimi i fundit: 2022-06-08 08:36:01

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri. Për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia që i është përgjigjur kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.