Ishulli i Sazanit prej katër ditësh nën 'pushtetin' e flakëve. Mbytet jahti në Zvërnec

7 Qershor 2022, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2022-06-07 14:57:37

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri. Për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia që i është përgjigjur kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. 4 turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm, pasi jahti me të cilin po udhëtonin u përplas me disa shkëmbinj nënujor, teksa po kalonin në Zvërnec