Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, ka dhënë një panoramë të qartë mbi situatën e pandemisë së COVID në burgje.
“Sistemi i Burgjeve ka një staf të zgjeruar që janë popullata e zakonshme dhe janë të ekspozuar për t’u infektuar e për pasojë transmetimi i këtij virusi është shumë i lartë, është arritur që të mbahet në gjendje stabël, kemi vetëm 6 të burgosur të prekur, ndërsa për periudhën 7 mujore të fundit janë 134 të burgosur në total, ato me sëmundje bashkëshoqëruese janë trajtuar në spitalin e Burgjeve. Në muajin gusht ka pasur një humbje jete, një të burgoru në moshë të thyer me shumë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa situata tjetër ka shkuar në normalitet. Për 5 të burgosur që është agravuar situata janë përcjellë në spitalet COVID dhe janë negativizuar dhe po kryejnë dënimin në burgun ku është dënuar”, tha Ismaili.