Ismaili: Janë porositur vrasje nga qelia, s'ka më VIP në burgje

15 Tetor 2019, 11:45

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po raporton në Komisionin e Sigurisë mesditën e kësaj marte mbi situatën në burgje.

"Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve", tha Ismaili.

I pyetur nga kryetarja e këtij Komisionit, Ermonela Felaj, Ismaili tha se një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave. Sipas ligjit, një i burgosu ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit.

"Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatar që ata bëjnë", tha kreu i burgjeve.  Ai është ndalur të flasë edhe për trajtimin e të burgosurve "VIP", ku ka theksuar se në burgje ekziston ende diskriminimi brenda amienteve të vuajtjes së dënimit, sipas së cilit po punohet në këtë drjtim për t'i dhënë fund këtij fenomeni.

"Problemi i parë që kam hasur është trajtimi shëndetësor në burgje. E dyta është lufta ndaj diskriminmit në burgje, për t'i dhënë fund praktikës që një i burgosur'VIP" përdor sistemin apo për të pasur benefite, për t'i dhënë fund dhe secili të vuajë dënimin si gjithë të tjerët", u shpreh Ismaili, teksa shtoi se janë bërë lëvizje të burgosurve që të vuajnë dënimin në burgje pranë vendbanimeve.