Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ata kishin bërë gati planin dhe rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm, prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë. 2 prej tyre janë kapur. 'Mjeshtri i arratisjes', Edison Pula i shpëtoi policisë italiane pasi vuante dënimin për disa vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.