Itali, Conte: Rihapja e vendit duke filluar nga data 4 maj. Programi për fazën 2 mjaftë kompleks

21 Prill 2020, 13:03

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar se rihapja e aktiviteteve prodhuese do të nis nga data 4 maj dhe se brenda kësaj jave do të komunikojë detajet e planit për fazën 2, që sipas tij “është një program shumë kompleks”

Përmes faqes së tij në facebook, Conte shkruan se “ Qëllimi është të rihapim vendin duke filluar nga data 4 maj.  Edhe nëse udhëzimet do të jenë kombëtare, nuk do të jenë të njëjtat në çdo rajon të vendit”.

Kryeministri italian shkruan gjithashtu se “Ne duhet të veprojmë në bazë të një programi kombëtar, i cili sidoqoftë merr parasysh veçoritë territoriale, sepse karakteristikat janë të ndryshme dhe kushtet nuk janë te të gjitha rajonet si në Lombardi. Edhe gjendja e strukturave spitalore ndryshon nga njëri rajon në tjetrin”, duke shtuar se si kryeministër i vendit ai nukdo të lejojë kurrë “që të krijohen ndarje", dhe se "do të marrim vendime në interesin e të gjithë vendit”.