Itali/ Gazetari shqiptar i 'Corriera dela Serre për Report Tv

20 Gusht 2019, 18:55

ITALI-Gazetari shqiptar Leonard Berberi, i cili punon në median prestigjoze italiane "Corriere della Sera", ka bërë një përshkrim të shkurtër të situatës politike në të cilën ndodhet vendi pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte dhe atë se çfarë pritet të ndodhë më pas.

Në një lidhjen telefonike në Report Tv, Berberi ka sqaruar se "sytë" janë të gjitha të drejtuara nga presidenti Sergio Mattarella. Do të jetë ky i fundit, shprehet Berberi, që do të vendosë sot ose në ditët në vijim, se nëse do të pranojë kërkesën e Mateo Salvinit të "Lega Nord" për zgjedhje të parakoshshme, apo do të mandatojë një qeveri tranzitore që do të udhëheqë vendin deri në pranverën e vitit 2020. Mattarella është në "presion" nga Bashkimi Europian, thekson Berberi, pasi ky union deri në dhjetor të këtij viti presin planin ekonomik nga Italia. Qeveria e re, e krijuar ditëve të fundit, do të jetë ajo që do të vendosë se cili do të jetë plani i Italisë sa i përketë ekonomisë së vendit, për t'ia prezantuar më pas BE-së.

"Është ndoshta dita më delikate e presidentit Mattarella se sonte do të marrë vendimin se cila qeveri do të qeverisë vendin. BE i kërkon një plan të bindshëm Italisë për ekonominë. Qeveria e re duhet të vendosë se cili do të jetë plani i Italisë, i cili duhet të prezantohet brenda dhjetorit. Zgjedhje të parakohshme? Është ajo që kërkon Mateo Salvini. Vendimi i presidentit  mund të jetë ndryshe. Mund të jetë një qeveri tranzitore deri në pranverë të 2020 ose një qeveri teknike ose politike që mund të zgjasë deri në 2023-2024. Kriza politike ka nisur pikërisht kur në media u publikua lajmi se disa personazhe të Salvini janë takuar me disa persona të Vladimir Putin, për shitur karburant për miliona euro. Kur ndodhi kjo, Conte nuk e mbrojti  Salvinin dhe e ftuan në dhomën e deputetëve për të dhënë sqarime, por ai i mohoi këto akuza", tha Berberi.