Itali, .gjyshërit i bëjnë suprizën speciale mbesës 11-vjeçare në karantinë

16 Mars 2020, 09:34

ITALI - "Urime, edhe 100 vjeçe. Mos u shqetëso, do të mbarojë gjithçka"...Gjyshërit i bëjnë një surprizë mbesës në ditëlindjen e 11 që ndryshe nga çdo herë tjetër i duhet ta kalojë e vetme në shtëpi, në vetëkarantinim për t'u mbrojtur nga koronavirusi.

Monika është prekur dhe ka shpërthyer në të qartë teksa përshëndet gjyshërit e saj që kanë dalë jashtë me maska dhe me një pankartë në duar "Gëzuar ditëlindjen princeshë", ku nga trotuari i urojnë mbesës në ballkonin e shtëpisë, të ketë jetën e gjatë.

Një gjest i veçantë i gjyshes Ana dhe gjyshit Domenico, që na përlot të gjithëve dhe na jep mesazhe shprese në këto ditë të vështira që po kalon edhe vendi ynë, Shqipëria.

Një surprizë speciale për t'i treguar dashurinë e tyre me fjalë zemre dhe pse nuk mundën ta përqafojnë pasi i duhet të qëndrojnë larg në qytetin e izoluar. Pas 10 ditësh mbaron e gjitha, thonë ata pasi qëndrojnë për disa minuta poshtë shtëpisë së mbesës. Dashuria është më e fortë se gjithçka.