Itali/ Goditet grupi mafioz ‘Clan del Golfo’, iu sekuestruan 4.3 ton kokainë, lëshohen 38 urdhër-arreste!

7 Qershor 2022, 17:25

Një mega-operacion i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes ka goditur klanin ‘del Golfo’ dhe kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro para të gatshme, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë.