Itali/ Grabitet me fadroma furgoni që po transportonte paratë e pensioneve, dyshohet për 2.3 mln euro

2 Janar 2019, 13:05

ITALI- Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në Bari, ku janë vjedhur 2.3 milion euro.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur i zunë rrugën makinës dhe përdorën disa vinça për të hapur furgonin dhe për të marrë paratë.

Pasi kryen grabitjen, hajdutët dogjën dy automjete të rënda përgjatë rrugës për të bllokuar trafikun dhe për ta bërë të pamundur ndjekjen e tyre nga policia.

Furgoni ishte drejtuar për në Matera për të furnizuar zyrat postare me paratë e pensioneve.