Itali, kapet shqiptari me 206 kg kanabis dhe 62 mijë euro

6 Maj 2018, 18:04 | Përditesimi i fundit: 2018-05-06 18:58:22

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar në Milano, ndërsa u sekuestruan 206 kg kanabis dhe 62 mijë e 880 euro. Emrat e shqiptarëve nuk bëhen publike nga autoritetet italiane, ndërsa theksohet se autorët janë kapur në momentin që po shkarkonin kanabisin nga një furgon.

Pas arrestimit, policia realizoi një kontroll në banesat e tyre duke gjetur dhe sekuestruar 62 mijë e 880 euro, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikut të drogës.