Itali, Operacioni i koduar me emrin 'Besa', shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, kokainë dhe armë - arrestohen 16 shqiptarë

5 Mars 2020, 17:23 | Përditesimi i fundit: 2020-03-05 18:04:37

Hetimi, me emrin e koduar "Besa", i koordinuar nga Prokuroria Antimafia (DDA) e Trentos në Itali dhe e mbështetur nga ‘Guardia di Finanza’ dhe nga karabinierët e Bolzano-s, hodhi dritë mbi një trafik ndërkombëtarë droge në zonën e Merano-s që kryesisht ishte i organizuar dhe menaxhuar nga shtetas shqiptarë me vendbanim midis Tirolit Jugor, Veneto-s, Puglia-s, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Hetimi filloi në fillim të vitit 2018 dhe deri më tani ka çuar në 43 denoncime, konfiskimin e rreth 25 kg droge, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, e vlerësuar nga gjysmë milioni deri 1 milionë euro