Itali, orteku i frikshëm merr gjithçka që i del përpara

18 Nëntor 2019, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2019-11-18 09:56:15

Vazhdon të jetë e rënduar situata në disa rajone të Italisë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Panorama e zonave italiane ka të përbashkët reshjet e dendura të shiut, borë, përmbytjet apo dhe daljen e lumenjve nga shtrati.

Moti i keq në Itali duket se po lë gjurmë në qytetet e mëdha të artit.

Nuk është vetëm Venecia e kërcënuar. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë kurse Modena pa energji elektrike.

Gjithashtu në anën tjetër të Apenineve ka pasur përmbytje prej lumit Reno.

Dje rreth orës 12:30 në Val Martello një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë ka rënë një ortek i fuqishëm.