Itali, shembet një urë në Genova, dyshohet mbi 10 të vdekur

14 Gusht 2018, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2018-08-14 14:29:02

Itali- Pamje të frikshme vijnë nga Italia. Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur pak minuta më parë. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.

Ura siç shihni edhe në pamjet e shpërndara nga mediat italiane ndodhej sipër një zone industriale. 20 makina që udhëtonin sipër saj thuhet se kanë mbetur nën rrënoja. Dyshohet edhe për viktima. Deri më tani dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.