Itali/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve, arrestohen 6 persona mes tyre një shqiptar

9 Tetor 2019, 12:37

I

Ata i vidhnin banesat duke pasur me vete armë pa leje, shkopinj apo thika,  ku kryesisht gjurmonin vila e vepronin kur pronarët ishin në gjumë.

Tashmë janë 11 të dyshuar, që enden të lirë e janë vënë në kërkim nga policia.

Hetimet e policisë filluan në nëntor të vitit 2016, pas disa raporteve për vjedhje banesash.

Në të gjithë Piemonten u regjistruan gjithsej 180 mijë euro të vjedhura nga banda, ku një pjesë e parave u investuan për të blerë makinat me të cilat vepronin e  lëviznin.

Gjatë hetimit, u sekuestruannjë kilogram bizhuteri ari.

Sipas komandantit të operacionit, nënkolonel Giuliano Gerbo, ai nuk ishte një grup i ngulitur, por lëviznin në vende të ndryshe për t'u mos u gjurmuar.

"Ky nuk është një grup i improvizuar, por profesionistë që janë të mirëorganizuar dhe të gatshëm për veprime të dhunshme. Banda preferoi shtëpi të izoluara dhe veproi kryesisht në orët e mbrëmjes", është shprehur kapiteni Giovanni Piscopo, komandant i kompanisë së karabinierëve Rivoli.

Tani të arrestuarit ndodhen në polici dhe pritet zbardhja e të gjitha vjedhjeve që kanë bërë.

TALI- Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve, ku u arrestuan 6 persona mes tyre një shqiptar 29-vjeçar që e quante veten 'Duce', një prej udhëheqësve të grupit.

Sipas medias italiane, ishin 17 raste të ndodhura në Biella, Novara dhe Perugia, ku banda terrorizonte banorët.

    No videos found.