Itali, Trafikonin drogë nga Kolumbia në Torino dhe hashash nga Ballkani, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtarë, sekuestrohen 8 tonë, arrestohen 5 shqiptarë dhe 9 italianë

4 Mars 2020, 18:09

Më shumë se njëqind agjentë të komandës së policisë provinciale, gjatë dy ditëve u angazhuan në konfiskimin e një sasie të madhe droge dhe kanë arrestuar një duzinë trafikantësh dhe ndaluan rreth pesëmbëdhjetë korrierës. Duket si episod i një seriali televiziv, por nuk është ashtu.

Mbi 4.5 tonë marijuanë, 36 kilogramë kokainë, 62 kilogram hashash dhe katër litra vaj hashashi me një vlerë prej tetë milion eurosh u sekuestruan gjatë një operacioni ku morën pjesë mbi 100 agjentë të komandës së policisë provinciale të Torinos. Gjithashtu u sekuestruan edhe një milion euro, prandaj emri i operacionit ishte "Një milion".

Suksesi i operacionit çoi në arrestimin e një duzine trafikantësh dhe ndalimin e rreth 15 korrierëve. Për njërin prej të arrestuarve, akuza është gjithashtu e shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë hetimeve, të kryera në territorin Italin dhe jashtë vendit, policia arriti të rindërtonte rrugët e furnizimit të substancave të paligjshme që ishin destinuar për në Torino. Kokaina vinte nga Kolumbia, ndërsa marihuana dhe hashashi nga vendet e Ballkanit

"Torino konfirmohet si një udhëkryq i rëndësishëm në trafikun ndërkombëtar të drogave. Operacioni i kryer nga Carabinieri sot në sinergji të ngushtë me krimin e organizuar, bashkinë dhe grupin e sigurisë urbane të Prokurorisë Publike në Torino - komentoi koloneli Francesco Rizzo, komandant provincial i karabinierëve të Torinos - në fakt ka dokumentuar se si kokaina arriti në kryeqytetin Piemontes direkt nga Amerika e Jugut me anë të rrugëve të trafikut në Holandë, ndërsa marihuana dhe hashashi të importuara nga vendet e Ballkanit dhe veçanërisht nga Shqipëria nga korrierët që zbarkonin në mënyrë klandestine me anije të shpejta në bregdetin e Adriatikut, veçanërisht në provincat e Ravenna dhe Campobasso".