Itali, ulje e ndjeshme e viktimave dhe të prekurve nga COVID! Në 24 orë, 165 të vdekur, 802 raste pozitive, më e ulëta që prej 6 marsit

10 Maj 2020, 20:10

Kurba në Italia vijon rënien e saj si me numrin e  viktimave dhe me atë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 165  viktimave dhe vetëm 802 raste të reja pozitive, edhe pse numri i testeve të bëra është i lartë.

Sot janë shënuar vetëm 802 raste të reja me COVID-19, kurrë kaq pak që prej 6 marsit,  ndërsa janë shëruar 2 mijë e 155 persona.