Italia, 'Atdheu i Kristianizmit', feston Krishtlindjet

24 Dhjetor 2018, 10:40

Kudo në Europë po festohen Krishtlindjet. Besimtarët katolik dhe jo vetëm, risjellin në mendje atë natë të qetë, kur në një familje të paqtë, diku në Betlehem, erdhi në jetë Biri i shenjtë i Perëndisë. Nuk dihet me saktesi se kur lindi Jesusi.

Për historianët, data e lindjes se tij duhet të ketë qënë diku në pranverë, kohë kur barinjtë dalin për të kullotur bagëtitë.

Në shekullin e 4-të, një papë shpalli 25 dhjetorin si datë zyrtare të lindjes së Jesusit

Po pse kjo date?

Papa i mençur mendoi se ishte inteligjente që festa më e madhe kristiane të koinçidonte me festën më të madhe pagane, solsticin e dimrit. Dhe kështu në të gjitha vendet, kristianet celebrojnë lindjen e Krishtit kurse paganet rikthimin e diellit.

Europa ka dite që është veshur me petkun plot ngjyra të Festës së Krishtlindjeve. Por më shumë se kudo tjetër, festa e shenjtë duket se merr kuptim në Itali, atdheu i kristianizmit.

Vatikani është selia e kishës katolike romane dhe shtëpia e disa prej traditave më të shenjta të Krishtlindjes në Europë. Për shumë shekuj pelegrinët kanë udhetuar nga qytetet e tyre të largët drejt këtij qyteti të madh. Ende obeliskë të ndryshëm kanë histori që lidhen me festën dhe ndalesa të shenjta si varri i Shën Pjetrit në Vatikan apo dhe bazilika e Santa Maria Magiore.