Italia i jep lamtumirën 21-vjeçarit, Conte: A do t’u themi fëmijëve tanë të kthejnë kokën?

12 Shtator 2020, 19:55

Italia po përjeton momentet e saj të lëvizjes "Black Lives Matter" pas vdekjes së dhunshme të një të riu me ngjyrë Willy Monteiro Duarte, 21-vjeçarit i cili u rrah për vdekje nga katër persona sepse ndërhyri në mbrojtje të mikut të tij.

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore për të riun, vdekja brutale e të cilit ka tronditur vendin. Katër persona u arrestuan për vrasjen, 2 prej të cilëve vëllezër, por deri tani prokurorët nuk e kanë konfirmuar nëse vrasja ishte e motivuar në bazë racore.