Italia 'mban frymën', sonte Inter-Juventus! Zikaltërit 5 vite pa fitore në 'San Siro'

17 Janar 2021, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2021-01-17 12:00:27

Sonte e gjithë bota e futbollit do t’i ketë sytë drejtuar nga San Siro, pasi do të luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Skuadra zikaltër aktualisht renditet e dyta në Seria A, me 4 pikë më shumë se ‘zonja e vjetër’, por kjo sfidë vlen përtej këtij aspekti. Në lojë është pathyeshmëria e Juventusit, që nuk humbet në San Siro prej 2016, ndërsa prej 9 vitesh shpallet kampione. Nëse Inter dëshiron vërtetë këtë sezon titullin kampion, atëherë gjendet në përballjen e duhur.

Në prag të takimit trajneri i Interit Antonio Conte është shprehur: ‘Juventus parashtron një parametër referimi se sa kemi avancuar të ngushtojmë diferencat. Nuk dua të them se kush është favoritja, por duhet rrespekt për kundërshtarin’.

Ndërkohë më pak i sostifikuar në konferencën për shtyp ka qenë Pirlo, i cili ka deklaruar:

“Pres një Inter agrésiv që do të kërkojë të vendosë ritmin e ndeshjes, por ne jemi përgatitur edhe për këtë gjë dhe nuk duhet të kemi fríkë. Do të shkojmë në ‘San Siro’ për të bërë ndeshjen sepse ne jemi Juventus.”

Inter për këtë përballje do të ketë të padisponueshëm Dambrosion dhe Vecincon, ndërsa te Juventusi mungojnë Dybala dhe De Light, ndërsa Alex Sandro dhe Cuadrado janë ende pozitiv me COVID.