Italia, mbi 100 000 viktima nga COVID-19, lufta një kombi për të mposhtur pandeminë

9 Mars 2021, 16:49 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 16:54:15

"Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje është një statistikë." Një frazë sa autentike aq edhe e frikshme si pothuajse të gjitha frazat e tjera historike,  deklarata cinike që i atribuohet Stalinit duhet ndryshojë. Njëqind mijë vdekje janë njëqind mijë tragjedi.  Të ballafaquar me diçka krejt të papritur dhe të panjohur siç është kjo pandemi ne italianët ndonjëherë kemi reaguar në mënyra të ndryshme . Për një kohë të gjatë, ka pasur një tendencë për të nënvlerësuar,  nënçmuar dhe jo pak raste edhe për të mohuar.

E nisëm çdo gjë me qëllime të mira: jeta vazhdon, Milano nuk ndalet. Disa kanë vazhduar të “përçmojnë”  të vërtetën për tu detyruar më pas të tërhiqen mbrapsht nga realiteti. Të tjerë ende vazhdojnë të veprojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë,  si të mblidhen jashtë stadiumeve për të mbështetur ekipin e tyre që luan pas dyerve të mbyllura: të gjithë kanë parë imazhet në San Siro dhe Bergamo, por një gjë e ngjashme përsëritet edhe në provinca. Është një reagim njerëzor, të përpiqesh të ruash zakonet e vjetra; por në planin afatgjatë e gjithë kjo këmbëngulje fsheh diçka djallëzore , e cila është gjithashtu një mungesë respekti për viktimat dhe familjet e tyre. Shumë herë kemi dëgjuar thashetheme se "pothuajse të gjithë ata ishin mbi tetëdhjetë vjeç"; sikur jeta e të moshuarve të vlente më pak, sikur dhimbja e atyre që mbetën të mos ishte aq e dhimbshme. Mbëmjen e djeshme erdhi edhe statistika e rëndë , 700 000 mijë viktima në një vit jo lufte,  që nga fillimi i pandemisë, ka rreth 108,000 vdekje më shumë se mesatarja; fatkeqësisht, kontabiliteti dramatik përkon me të dhënat e Covid.