Italia ndalon hyrjen e njerëzve që vijnë nga 13 vende me situatë pandemie të rënduar,Shqiperia shpetohet

10 Korrik 2020, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2020-07-10 13:21:26

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas konsultimeve me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit, nënshkroi një urdhëresë, e cila parashikon ndalimin e hyrjes dhe tranzitit në Itali për njerëzit që në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose ata kanë kaluar nëpër disa vende me situatë pandemike të rënduar.

Në listën e 13 vendeve janë edhe dy vende ballkanike, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, por jo Shqipëria.

Lista e vendeve: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane

Për të garantuar mbrojtjen shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte për në vendet e treguara më lart gjithashtu janë pezulluar.

Roberto Speranza u shpreh se “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur linjën e maturisë maksimale në situatën Covid ".

Në datën 1 korrik, Bashkimi Evropian hapi kufijtë për vendet jashtë BE, por u përjashtua Shqipëria. Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.