Italia nis testimin e vaksinës Covid te njeriu, do jetë gati në pranverën e 2021

24 Gusht 2020, 19:58

Mediat italiane raportojnë se nëse eksperimentet shkojnë sipas parashikimeve, vaksina do të jetë gati pranverën e vitit të ardhshëm. Vullnetarët janë ndarë në grupe me nga 2 grupmosha. 45 grupe i përkasin moshave nga 18 deri 55 vjeç dhe po aq janë të moshave mbi 65 vjeç. Pjesëtarëve të këtyre grupeve u jepen doza me sasi të ndryshme për të parë efektet që jep injeksioni. Testimi kryet në bashkëpunim me spitalet infektive në qytete të ndryshme të Italisë.