Italiani infektoi 13 të dënuar të tjerë! Vëzhgimi i Report Tv, ja çfarë ndodh te Burgu 313-ta

23 Prill 2020, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 12:31:47

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, kontakte të rastit të parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze. Por cfarë ndodh në këtë burg dhe a cfarë masash janë marrë? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri një vëzhgim. Në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkon të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundër nuk do të lejohen.