Itali/Kokainë nga Holanda, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge

9 Qershor 2020, 15:01

Karabinierët e Borgo San Lorenzo, pranë Firences në Itali ‘kanë çmontuar’ sot një organizatë kriminale në përfundim të hetimeve të dosjes së ashtuquajtur “car sharing”

Operacioni çoi në arrestimin dhe burgosjen e pesë anëtarëve të organizatës, teksa një persona është shpallur në kërkim.

Pjesë e organizatë janë disa shqiptarë të akuzuar si pjesë e organizatës kriminale që kryente trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike.

Hetimi filloi pas një operacioni të kryer më parë gjatë të cilit u arrestuan nëntë persona për trafik ndërkombëtar droge të importuar kryesisht nga Hollanda. Grupi i ndaluar këtë mëngjes ishin ata që furnizonin me kokainë grupin e shpartalluar në 2018.

Subjektet kriminal që lëviznin për makina me qira (të adaptuara me një fund tabani të dyfishtë të makinave) në mënyrë që të bëjnë gjurmueshmërinë e lëvizjeve të tyre më komplekse pë karabinierinë. Dorëzimet, me shumicë dhe pakicë, bëheshin në vende të pa rrahura nga njerëzit dhe një vendbanim në Prato.

Qarkullimi i mallit nga ana e organizatës ishte i madh. Ata kishin ‘trajtuar’ dhjetëra kilogramë kokainë në periudha të shkurtra (janar - mars 2018), me vlerë shitje 30-35 mijë euro secila ngarkesë.