Itali/Moti i keq, regjistrohet viktima e parë, dy persona rezultojnë të zhdukur

22 Tetor 2019, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2019-10-22 10:08:22

Vala e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Ligurias që prej ditës së djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha. Në zonën e Alessandria është shënuar viktima e parë, një burrë me profesion taksist, dy persona të moshuar rezultojnë të zhdukur dhe mbi njëqind janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Zonat më të prekura janë Ovadese, Gavese dhe Novela.

Trenat ne linjës Genova-Torino-Milano kanë ndërprera punën dhe shumë ura janë mbyllur.

Në Liguria vetëm në harkun kohor të 24 orëve kanë rënë 300 milimetër shi.

Piemonte është rajoni më i prekur nga vala e motit të keq. Kujtesa e banorëve shkon në vitin 1994 kur gjysma e rajonit u përmbyt dhe pati 70 të vdekur.