Iu bë atentat disa ditë më parë, Durim Bami paraqitet në Komisariat dhe dëshmon: S'i njoha autorët, ika se i druhesha një sulmi tjetër

9 Nëntor 2020, 15:41

Durim Bami, të cilët iu bë atentat pak ditë më parë në afërsi të Urës së Tapizës shkoi vullnetarisht sot në Policinë e Krujës. Pas disa ditë kërkimesh nga ana e uniformave blu, të cilat nuk arritën të binin në gjurmët e tij, Bami vendosi këtë të hënë të fliste para grupit hetimor rreth asaj cfarë i ndodhi.