#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Report Tv mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se provave të SPAK, i është shtuar edhe një rast i referuar nga QSUT-ja, bazuar në denoncimin e një qytetari në gusht të 2020. Mësohet se qytetari ka denoncuar se mjeku Edvin Prifti i ka marrë para për t’i kryer operacionin e një të afërmi të tij, por ky i fundit ndërroi jetë. Për pasojë, sipas qytetarit, mjeku i ka kthyer gjysmën e parave të marra e për këtë pretendon se ka edhe SMS. Ndërkohë, një ditë më parë, në rrjetet sociale ka qarkulluar një audio- përgjim, sipas së cilëve ishte mjeku teksa orientonte një pacient që të shkonte drejt spitaleve private. Me argumentin se QSUT-ja ishte e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. Edhe për këtë rast, QSUT ka bërë një referim në Prokurorin ë e Tiranës, e cila tashmë, sipas procedurave pritet të shkojë në SPAK.Mjeku Edvin Prifti u la dy ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar. Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.
