Iu infektua i biri 4 muajsh me koronavirus, mesazhi i shqiptarit nga Italia: Ju shpëton vetëm karantina

17 Mars 2020, 22:59

Mes të prekurve me koronavirus në Itali për fat të keq është edhe një foshnje 4 muajshe e një familje shqiptare që jeton në shtetin fqinj, në Codogno, qyteti i pacientit zero. Babai i fëmijës, Luan Sulejmani në një lidhje me Skype nga Itali për emisionin Repolitix tha se foshnja është në gjendje të mirë pas mjekimit që mori në spital.