Iu plagosën prindërit, djali i çiftit në Selenicë: Më thanë të shpërtheu bombola në shtëpi

17 Korrik 2019, 11:43

Çifti Selimi në Selenicë ka tre fëmijë, dy punonin në Dhërmi, ndërsa tjetri në Greqi. Djali i fundit i çiftit Muhamet Selimi shprehet se punonte në Dhërmi dhe e ka lajmëruar kushëriri që i ka thënë se të ka plasur bombola në shtëpi. Ai tregon se nëna e tij e kishte blerë dje bombolën dhe dyshon se mund ta ketë harruar hapur duke sjellë shpërthimin. "Më tha kushëriri në orën 01:00 të natës, por nuk e dija nëse ishte për këtë apo tjetër. U nisa dhe erdha në orën 06:00. Më thanë se ka plasur bombola në shtëpi dhe vetëm mami ishte djegur dhe babai vetëm se është plagosur pak. Kishim një bombol të vjetër, atë e hoqëm, mami mori një tjetër të re dhe nga momenti i momentit në darkë mund ta kenë harruar hapur. Ka pasur rrjedhje të gazit" tha Muhamet Selimi.