Iu prish banesa, zonja e shtëpisë në Laprakë: Policia, dhunë psikologjike

4 Dhjetor 2018, 14:20

Zonja e shtëpisë në Laprakë që u shemb sot nga IKMT u shpreh për mediat se kërkoi tre ditë kohë për të lëvizur orenditë, por u refuzua. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat dhe për të kryer procedurat ligjore. Nuk e di si shteti vepron këtu. Është dhunë psikologjike” tha ajo.