Iu refuzua motra si avokate/ Krahu i djathtë i Llallës braktis seancën, në 29 maj vendimi

6 Maj 2019, 17:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk i pranon të motrën gjyqtare si avokate në proces, ish-prokurorja Rovena Gashi braktis seancën. Pas këtij momenti ku sipas Gashit ajo nuk mund të qëndrojë në një proces ku vendimi është marra para seancës, trupa gjykuese ka vendosur ta zhvillojë seancën në mungesë.

Sipas operacionit ndërkombëtar të monitorimit Gashi gjatë shkarkimit nga vettingu nuk ka dashur të paraqitej në seancë dhe jo se ka qenë sëmurë sikur pretendon. Ndërsa pritet që më 29 maj ora 14:00 KPA-ja të vendos nëse do të lërë në fuqi  apo rrëzojë shkarkimin nga vetting për ish-drejtuesen e dekriminalizimit e njohur edhe si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.