Iu shemb shtëpia pas tërmetit! Familja refuzon të lërë pas bagëtitë: Këtu ziejmë e përziejmë, këtu flemë! Kur është shi rrimë në makinë

22 Dhjetor 2019, 17:03 | Përditesimi i fundit: 2019-12-24 17:30:49

Familja 3-anëtarëshe e Viktor Kolecit në fshatin Zejmen të Lezhës ëshë vendosur në çadër që pas tërmetit të 26 Nëntorit, pasi shtëpia e tyre u shpall e pabanueshme. Ata refuzojnë të largohen nga banesa për shkak se nuk duan të lënë pas gjënë e gjallë, e cila thonë se është i vetmi burim të ardhurash që i siguron jetesën, ndërsa kërkojnë të përfundojë sa më shpejt rindërtimi i banesës së tyre.

"E kam vajzën në shkollë. Rrimë me çizme brenda. Këtu ziejmë, këtu përziejmë, këtu flemë. Kemi që nga tërmeti që rrimë këtu. Kemi marrë në telefon kryeplakun. Kanë ardhur e kanë parë na kanë thënë të mos rrimë brenda. Na kanë sjellë çadrën. Kanë ardhur na kanë parë edhe disa herë të tjera. Shiu ka rënë përtokë por natën flemë edhe në makinë kur është shiu i madh. Na kanë ofruar hotel, i kam thënë nuk kemi mundësi se kemi gjënë e gjallë. Ku t'i lëmë. Vetëm me shit dhi e lopë por pastaj ku do të hamë", thotë e zonja e shtëpisë.