Iva Tiço tregon eksperiencën e parë si shkrimtare në panair

22 Nëntor 2019, 12:29

E ftuar në “Rreze Dielli” gazetarja dhe publicistja e njohur ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e të bërit një libër me receta gatimesh, por shton se një botim i tillë ka edhe vështirësi.

Unë nuk them asnjëherë jo për asgjë, mendoj se është e rëndësishme të nderrosh mendje, dhe ashtu siç ndodhi edhe me këtë libër, ndoshta më duhet një shtysë, ndoshta Keli vetëm një libër, ndoshta unë vetëm, ndoshta librin të dy së bashku, por që do të ketë libër për recetat, do ketë. Por një libër gatimesh ka një kosto të jashtëzakonshme që askush nuk e di dhe libri I gatimit ka një çmim të shtrenjtë. Dhurata që unë kërkoj është një libër gatimi. Dhe kostoja e një libri të tillë, me cilësinë e mirë të letreës, të ngjyrave, shkon mbi 30 milë lekë të vjetra. Kam shumë respect për ata që bëjnë libra gatimi, sepse librat e tyre shiten nën kosto. Për fat të keq letra e importit dhe makineritë e shkrimit, kanë kosto të larta.” thotë gazetarja.